Parisi është kryeqyteti i shtetit të Francës dhe krahinës së Île-de-France dhe qyteti më i madh i Francës. Në tekstet e moçme latine Parisi emërohet edhe Lutetia apo Lutezia. Lumi Sena e ndan qytetin në një dy pjesë. Emri i Parisit rrjedh nga ai i banorëve të tij më të hershëm, fisi gal i njohur si Parisi. Qyteti u quajt Lutetia, gjatë epokës romake nga shekulli i 1-rë në shekullin e 4-t, por gjatë sundimit të Julianit të Femohues, qyteti u riemërua Paris.