Të Drejtat dhe Detyrimet
Mirëserdhët në faqen tonë të internetit. Kjofaqe interneti ka për qëllim t'ju asistojë gjatë kërkimit tuaj për udhëtimet qëpo planifikoni; t'ju japë informacion të plotë mbi llojshmërinë e shërbimeve qëne ofrojmë si dhe t'ju mundësojë kryerjen e rezervimeve për destinacionet qëdëshironi. Përdorimi i shërbimeve tona, si në faqen e internetit apo dhe në çdozyrë tonën është subjekt i kushteve, të drejtave dhe detyrimeve tëposhtëpërmendura.
Rregulli per pashaportat shqiptare ne udhetime:
PASHAPORTA SHQIPTARE DUHET TE JETE ME SHUME SE6 MUAJ E VLEFSHME PER TE UDHETUAR NE DESTINACIONET E CHARTERIMIT
HYRJE
Intours albania (më tej "agjencia")është i pari operator turistik shqiptar që ofron pushime gjatë gjithë vitit.Kompania e mbështet punën e saj në një staf shumë profesional dhe me njëeksperiencë të konsiderueshme në fushën e shërbimeve. Agjencia ka një rrjet të organizuar në 400 agjenci partnere udhëtimi nëShqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe ofron akomodim në më shumë se 100.000 hotelenë të gjithë botën. Adresat e degëve të agjencisë në Shqipëri:
1. Tiranë, Intours Albania , Blv.''Bajram Curri'',Qendra Tregtare ETC,Shk.1,Ap.11/1,
KONTRATË E PËRGJITHSHME ME KLIENTIN
1. BAZA LIGJORE:
VKM nr. 65, datë 21.1.2009, "Përkontratat e paketave të udhëtimit". Ligji nr. 9902, datë 17.4.2008, "Për mbrojtjen e Konsumatorëve" indryshuar. Ligji Nr .9734, datë 14.5.2007, "Për Turizmin". Ligj nr. 7850, datë 29.07.1994 "Kodi Civil i Republikës sëShqipërisë" i ndryshuar
2. FUSHA E ZBATIMIT:
Kjo kontratë rregullon marrëdhënienkontraktore për paketat e udhëtimit midis organizatorit dhe/ose shitësit dhekonsumatorit. Parashikimet e kësaj kontrate mbi organizatorin vlejnë në mënyrë të njëjtë edhepër shitësin, pasi shitësi është solidarisht përgjegjës me organizatorin përdetyrimet që rrjedhin nga kontrata.
3. PËRKUFIZIME
"Kontratë": është marrëveshja elidhur ndërmjet konsumatorit me organizatorin dhe/ose shitësin në të cilënkonsumatori detyrohet të paguajë një çmim të caktuar gjithëpërfshirëspërkundrejt paketës së udhëtimit të ofruar nga pala organizuese. "Paketë udhëtimi": është shërbimi që i siguron konsumatorit njëkombinim të parapërgatitur të jo më pak se dy nga llojet e mëposhtme tëshërbimeve: (I) transporti; (II) strehimi; (III) shërbime të tjera turistike,që nuk lidhen drejtpërsëdrejti me transportin ose strehimin dhe që përbëjnëpjesë të konsiderueshme të paketës; si dhe mbulon një periudhë kohore prej jomë pak se 24 orë ose që përfshin strehimin, të paktën për një natë. "Agjenci": Person juridik i regjistruar i cili kryen veprimtarinë eofrimit, gjetjes dhe mundësimit të udhëtimeve turistike, biletave të udhëtimitnë mënyra të ndryshme transporti si dhe bileta për aktivitete sportive osekulturore për klientët, në këmbim të pagesës. "Rezervim": ruajtja ose porosia e një produkti turistik si udhëtimi,akomodimi ose paketë turistike nga ana e agjencisë, me porosi tëklientit. "Konfirmim": a) verifikimi i disponibilitetit të një rezervimi, oseb) marrëveshja përfundimtare me anë të së cilës klienti shlyen detyrimet ndajagjencisë dhe agjencia ruan perfundimisht rezervimin e klientit. "Hotel": ndërtesë ose një grup i lidhur ndërtesash të pavarura ngandonjë vendodhje ndërtimi tjetër, me jo më pak se 6 (gjashtë) dhoma, brenda njëparcele toke të vetme, në të cilën akomodimi, shërbimet shtesë dhe komoditetiofrohen për publikun nga një staf i kualifikuar. "Rimbursim": shuma e parave që agjencia është e detyruar t’i kthejëklientit në rast të mospërmbushjes së marrëveshjes për faj të saj ose në rastete parashikuara në këtë dokument.
IV. A G J E N C I A
4.1 Detyrime të agjencisë
4.1.1 Stafi i agjencisë është i detyruar tëshpjegojë të gjitha ofertat për të cilat klienti shpreh interes. Stafi iagjencisë është i detyruar të përgjigjet, brenda orarit zyrtar dhe në mënyrën ecaktuar me marrëveshje, për çdo pyetje apo paqartësi të klientit. 4.1.2 Stafi i agjencisë është i detyruar ti ofrojë konsumatorit, me shkrim osenë një formë tjetër të përshtatshme, përpara lidhjes së kontratës, një informaciontë përgjithshëm për kërkesat e zbatueshme për vizat dhe pasaportat,veçanërisht, për afatet kohore për pajisjen me to, si dhe informacion përformalitetet shëndetësore, për udhëtimin dhe qëndrimin. - Pasaporta shqiptare për udhëtimet me charter duhet të ketë vlefshmëri mbi 6muaj. - Pajisja me vizë: Në rastet kur agjencia përgatit paketa turistike përudhëtime në destinacione ku kërkohet pajisja me vizë e qytetarëve shqiptarë,agjencia do të lehtësojw procesin e aplikimit për klientët e saj duke mbledhurdokumentet dhe dërgimin në ambasadat përkatëse. Agjencia nuk mban asnjëpërgjegjësi nëse klientit nuk i akordohet viza hyrëse. Klienti gjithashtuinformohet për kostot shtesë të aplikimit për vizë, në rastet kur kjo nuk ështëe përfshirë në çmimin e paketës. - Siguracioni në udhëtim: Siguracioni shëndetësor nuk përfshihet në çmimin epaketës, me përjashtim të rasteve kur specifikohet ndryshe. Në çdo rast klientido të këshillohet për domosdoshmërinë e siguracionit i cili mbulon kostot easistencës përfshirë riatdhesimin, në rast aksidenti ose sëmundje. 4.1.3 Stafi i agjencisë është i detyruar të shpjegojë procedurën që do tëkryhet në mënyrë që të mundësohet udhëtimi sipas kërkesave të klientit si dhedokumentet e nevojshme që klienti duhet të paraqesë në agjenci. 4.1.4 Stafi i agjencisë është i detyruar të përgjigjet sa më mirë nevojave tëklientit për sa i përket rezervimit të hotelit, transportit etj. Nëse klientika zgjedhur të pranojë njërën nga ofertat e përgatitura nga agjencia, atëherëstafi i agjencisë do të përgjigjet vetëm për hotelet dhe transportin epërcaktuar në ofertë. 4.1.5 Agjencia deklaron se është përgjegjëse për çdo ofertë të reklamuar nëfaqet online www.intours.al, në broshurat informuese dhe katalogët e prodhuara prej saj,si dhe çdo ofertë të reklamuar nga stafi i agjencisë. 4.1.6 Agjencia nuk është përgjegjëse për dëmtim ose humbje të bagazheve osesendeve personale në avion, aeroport, port, anije ose në hotel. 4.1.7 Agjencia është përgjegjëse për dëmtim ose humbje të bagazheve dhe sendevepersonale në mjetet e transportit të mundësuara nga vetë ajo për transportin eklientit nga aeroporti, porti në drejtim të hotelit dhe e anasjellta, për tëvizituar pika të ndryshme turistike si dhe në udhëtimet për të shëtitur nëpërqytet (city tour).
4.2. 4.2 Informacioni paraprak
4.2.1 Stafi i agjencisë është i detyruar t'jusigurojë 7 ditë para fillimit të udhëtimit: Emrin e shoqërisë, adresën dhenumrin e telefonit të përfaqësuesit të tij vendor në vendin që do të vizitohetdhe, në mungesë të një përfaqësuesi, të dhëna për të kontaktuar agjencitëvendore, të vendit që do të vizitohet, të cilat mund t'i japin asistencëkonsumatorit, nëse ndodhet në vështirësi. 4.2.2 Në rast mungese të agjencive të tilla vendore, stafi i agjencisë do t'jujapë një numër telefoni emergjence ose çdo informacion tjetër, që ju mundësonkontaktimin me organizuesin. 4.2.3 Stafi i agjencisë detyrohet t'ju informojë për oraret dhe vendet endalesave të ndërmjetme dhe të pikave lidhëse të udhëtimit, si dhe të japëhollësi për vendet, që do të zihen nga udhëtari, si kabina ose shtrati nëanije, ndarjet e fjetjes në tren. Në rregullat e agjencisë është parashikuarshoqërimi i grupeve me guide profesionale, vendase dhe shqiptare, si përprogramet kulturore ashtu dhe për paketat e pushimeve, të cilët jo vetëm juinformojnë për detajet e udhëtimit por edhe janë pika juaj e kontaktit meagjencinë për çdo problem të mundshëm. 4.2.4 Agjencia do t'ju vendosë në dispozicion kontratën e sigurimit me njëshoqëri sigurimi e cila mbulon përgjegjësinë e saj për dëmet e shkaktuara, sirezultat i mospërmbushjes së detyrimeve, përfshirë rastet e paaftësisë paguesedhe falimentimit. 4.2.5 Stafi i agjencisë është i detyruar t'ju njoftojë me shkrim, për të gjithakushtet e kontratës, si dhe t'ju japë një kopje të këtyre kushteve.
4.3 Anullimet
4.3.1 Agjencia nuk është përgjegjëse në rasttë anullimit të udhëtimit për shkak të forcës madhore, shkaqeve natyrore,protestave popullore ose shpalljeve të gjendjes së luftës në destinacionin epërzgjedhur nga klienti si dhe për çdo incident që ndodh për shkak të këtyrearsyeve. Zgjidhja do të gjendet me marrëveshje mes agjencisë dhe klientit. 4.3.2 Në rast se nuk përmbushet numri minimal i pjesëmarrësve i parashikuar përorganizimin e paketës, atëherë agjencia ka të drejtë të anullojë udhëtimin.Parashikimi i numrit minimal varion sipas destinacionit dhe periudhës së vititkur promovohet një paketë, megjithatë do të bëhet gjithmonë i ditur në momentine publikimit të paketës . Konsumatori do të njoftohet për këtë anullim 15 ditëpërpara nisjes së udhëtimit. 4.3.3 Nëse agjencia anullon paketën përpara datës së nisjes, për të cilën ështërënë dakord, konsumatorit i lind e drejta të zgjedhë njërën nga mundësitë emëposhtme: - Ofrimin e një paketë zëvendësuese, ekuivalente ose të një cilësie më tëlartë, kur organizatori a shitësi janë në gjendje t'ia ofrojnë - Ofrimin e një pakete udhëtimi zëvendësuese, me një cilësi më të ulët. Në njërast të tillë organizatori ose shitësi duhet t'i kompensojnë klientitdiferencën e çmimit ndërmjet paketës së udhëtimit të anulluar dhe asaj tëofruar; - Kthimin e të gjithë shumës së paguar nga konsumatori, sipas kontratës sëpaketës së udhëtimit, brenda 7 ditëve nga data e dhënies së njoftimit përheqjen dorë. 4.3.4 Në të kundërt konsumatorit i lind e drejta të kërkojë kompensim ngaorganizatori, për të gjitha dëmet, materiale dhe jomateriale, përveçparashikimeve të përcaktuara në pikën 4.3.1 dhe 4.3.2 të kësaj kontrate. 4.3.5 Konsumatori ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata pa penalitet deri në25 ditë përpara nisjes së udhëtimit. 4.3.6 Në rast se konsumatori heq dorë nga kontrata në kapërcim të afatit tëmësipërm atëherë ai detyrohet të kompensojë agjencinë për shpenzimet e kryerapër rezervimin tij. Shuma do të përcaktohet në përputhje me afatet e anullimittë përcaktuara në këtë kontratë.
4.4 Procedurat e anullimit
Anullimi do të quhet se është kryer nëmomentin që klienti paraqitet në njërën nga zyrat e agjencisë dhe plotësonformularin përkatës për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.Klienti duhet të paraqitet personalisht ose i përfaqësuar nga një pjestar igrupit (kur udhëtimi është rezervuar në grup). Në këtë rast, klienti duhet tëtelefonojë agjencinë, ndërkohë që përfaqësuesi është në zyrën e agjencisë, përtë konfirmuar anullimin.
4.5 Detyrimet e agjencisë pas nisjes së udhëtimit
Agjencia është e detyruar të përmbushë nëmënyrë korrekte dhe tërësore të gjitha shërbimet që cilësohen në kontratë,pavarësisht se nënkontraktorë apo furnitorë të ndryshëm janë ngarkuar medetyrimet përkatëse.
4.6 Të drejtat e agjencisë
4.6.1 Agjencia ka të drejtë të kërkojë çdodokument të nevojshëm që mundëson realizimin e rezervimit të udhëtimit. 4.6.2 Agjencia ka të drejtë të marrë, në kohën dhe në mënyrën e caktuar memarrëveshje, çdo pagesë që klienti detyrohet. 4.6.3 Agjencia ka të drejtë të anullojë rezervimin e udhëtimit nëse klienti nukkryen pagesat sipas marrëveshjes. 4.6.4 Në rast anullimi të udhëtimit, agjencia ka të drejtë të mbajë nga shuma epaguar nga klienti, çdo komision apo shpenzim që ajo është detyruar të bëjë nëmënyrë që të mundësohet udhëtimi i klientit.
V. K L I E N T I
5.1 Të drejtat e klientit
5.1.1 Klienti ka tëdrejtë të përfitojë nga oferta sipas informacioneve të dhëna nga stafi iagjencisë. 5.1.2 Klienti ka të drejtë të kërkojë informacion të detajuar mbi udhëtimingjatë orëve të punës së agjencisë, në mënyrat e kontaktit të caktuara ngaagjencia. 5.1.3 Klienti ka të drejtë të kërkojë rimbursim në rast të anullimit tëudhëtimit për faj të agjencisë, në rast të ndryshimit të hotelit osetransportit për faj të agjencisë, në rast të mos plotësimit të paketës sëofruar nga agjencia. 5.1.4 Klienti ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata e paketës së udhëtimit, paasnjë shpenzim a penalizim nëse organizatori nuk është në gjendje t'i sigurojëkontratën e vlefshme të sigurimit
5.2 Detyrime të klientit
5.2.1 Klienti është idetyruar të kryejë pagesat sipas marrëveshjes së caktuar me agjencinë. 5.2.2 Klienti është i detyruar të paraqitet në vendin e nisjes në datën dheorën e caktuar nga agjencia. 5.2.3 Klienti është i detyruar të japë numrin e pjesëmarrësve në udhëtim, nëseai është përgjegjës për ta, ose nëse bëhet fjalë për udhëtim në grup. 5.2.4 Konsumatori është detyruar të sillet në mënyrë korrekte dhe sipas ligjevedhe normave etike të vendit pritës ku organizohet udhëtimi, sipas udhëzimeve tëorganizatorit. Konsumatori është i detyruar të dëmshpërbleje organizatorin përndonjë dëm që rrjedh nga mosrespektimi i këtij detyrimi. 5.2.5 Klienti është i detyruar të përcaktojë nëse do të marrë edhe kafshështëpiake me vete. 5.2.6 Klienti është i detyruar të përcaktojë nëse do të ketë në ngarkim tëmitur. Për të miturit që udhëtojnë pa praninë e të dy prindërve, nevojitetpajisja me prokurë nga prindërit. 5.2.7 Klienti është i detyruar të njoftojë për çdo mospërmbushje të kontratëssë paketës turistike, të cilën ai e dallon në vend, furnizuesin e shërbimit nëfjalë dhe agjencinë, me shkrim ose në një formë tjetër të përshtatshme, memundësinë më të parë. 5.2.8 Në rast se konsumatori heq dorë nga kontrata në kapërcim të afatit tëmësipërm atëherë ai detyrohet të kompensojë agjencinë për shpenzimet e kryerasipas kushteve të përcaktuara për afatet e anullimit.
VI. TRANSFERIMET APONDRYSHIMET
6.1 Konsumatori nëkontratën e paketës së udhëtimit, ka gjithashtu të drejtën të transferojë tëdrejtat dhe detyrimet e tij te një palë e tretë, që i përmbush kushtet eparashikuara në paketën e udhëtimit. Në një rast të tillë, konsumatori kadetyrimin të njoftojë agjencinë, 15 ditë përpara nisjes, për qëllimet etransferimit të rezervimit të tij te një palë e tretë. 6.2 Konsumatori, i cili transferon të drejtat dhe detyrimet e tij sipaskontratës së paketës së udhëtimit dhe personi, te i cili transferohet paketa eudhëtimit, janë përgjegjës, solidarë dhe veçmas, tek agjencia për pagesën e njëshume të caktuar nga çmimi i përgjithshëm dhe për çdo kosto shtesë, që rrjedhnga ky transferim. Shuma që do të paguhet varion në varësi të kohës sënjoftimit si dhe kostove që vendosen nga furnitorët përkatës. 6.3 Stafi i agjencisë është i detyruar të mundësojë një ndërrim të itineraritsipas kërkesave të klientit, brenda limiteve të përcaktuara në këtëmarrëveshje. Nëse ky ndryshim kërkon një kosto financiare, kjo kosto do tëpaguhet nga klienti.
VII. A F A T E T
7.1 Afati për për të kryer një rezervim ështëtë paktën 14 (katërmbëdhjetë) ditë përpara datës së caktuar për kryerjen e njëudhëtimi. Agjencia nuk është përgjegjëse nëse edhe brenda këtij afati, nukekzistojnë vende të lira në hotel ose në mjetin e transportit. 7.2 Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai përpara 21 (njëzetee një) ditë ose më shumë ditë përpara udhëtimit, klientit i kthehet shuma eplotë e paguar në emër të agjencisë. Nëse përpara anullimit është bërë ndonjëshpenzim, ky shpenzim do të zbritet nga shuma që do të marrë klienti.Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës me kartëkrediti ose debiti. 7.3 Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai 10 (dhjetë) deri 20(njëzetë) ditë përpara udhëtimit, klienti ka të drejtë të rimbursohet deri në50% të shumës së paguar për rezervimin. Klienti do të paguajë shpenzimet etransfertës dhe shpenzime administrative që mund të jenë kryer për shërbiminndaj tij. Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës mekartë krediti ose debiti. 7.4 Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai 4 (katër) deri 9(nëntë) ditë përpara udhëtimit, klienti ka të drejtë të rimbursohet deri në 30%të shumës së paguar për rezervimin. Klienti do të paguajë shpenzimet etransfertës dhe shpenzime administrative që mund të jenë kryer për shërbiminndaj tij.Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës mekartë krediti ose debiti. 7.5 Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai në më pak se 3(tre) ditë përpara udhëtimit, klienti nuk ka të drejtë të rimbursohet ngaagjencia. 7.6 Nëse klienti nuk paraqitet ose largohet nga udhëtimi më përpara datës sëparashikuar nga agjencia, klienti nuk ka të drejtë të rimbursohet nga agjencia.
VIII. Ç M I M E T
8.1 Përcaktimi i çmimit: Çmimi i paraqitur nëfaqen online www.intours.al, ose çmimi i marrë nga stafi në secilën prejzyrave të agjencisë, është çmimi përfundimtar i paketës ose ofertësturistike. 8.2 Agjencia është e detyruar të njoftojë sa më shpejt të jetë e mundurkonsumatorin, nëse përpara nisjes së udhëtimit, është e detyruar të kryejë ndryshimetë rëndësishme në ndonjërën nga kushtet thelbësore të kontratës së paketës sëudhëtimit, apo të rrisë çmimin në një masë më të lartë se 5% të çmimitpërfundimtar të rënë dakord mes palëve, për t'i mundësuar atij marrjen evendimeve të duhura dhe, në veçanti: - Pranimin e një shtojce në kontratë, duke specifikuar ndryshimet e bëra dhendikimin e tyre në çmim. - Heqjen dorë nga kontrata, pa penalizim, duke njoftuar agjencinë brenda treditëve nga marrja njoftim por jo më vonë se dita e nisjes. 8.3 Agjencia nuk është përgjegjëse për ndryshimet në çmimin përfundimtar nëseky ndryshim bëhet nga ana e hotelit, shtimit të taksave që paguhen nëdestinacion, detyrime të tjera të vendosura nga institucione shtetëroreshqiptare ose të huaja. Për çdo rast agjencia do të njoftojë klientin sapo tëjëtë njoftuar nga furnitorët e saj apo institucione te tjera. 8.4 Agjencia nuk është përgjegjëse për ndryshimet e çmimit në periudha tëcaktuara të vitit që konsiderohen si piku turistik i destinacionit të zgjedhur ngaklienti. Pagesat për fëmijët ndryshojnë sipas ofertave të hotelit. Agjencia nukështë përgjegjëse për këto pagesa dhe për ndryshimet që mund të bëhen nëçmim. 8.5 Pagesa kryhet në total, në momentin e rezervimit. Sidoqoftë, në marrëveshjeme agjencinë, pagesa mund të bëhet edhe e ndarë në dy pjesë kur, 50% e çmimitpërfundimtar paguhet në momentin e rezervimit dhe 50% paguhet 14 ditë përparaudhëtimit. Në rast mos pagese, agjencia nuk është e detyruar të mbajë rezevimine kryer nga klienti. Agjencia mund të ndryshojë afatin prej 14 ditësh nëperiudhë të veçanta gjatë vitit që konsiderohen piku turistik.
8.6 Mënyra e kryerjes së pagesës
8.6.1 Me para në dorë në zyrat e agjencisë dhenë zyrat e agjencive partnere 8.6.2 Me anë të kartës së kreditit Visa ose Mastercard të shoqëruara me njëformë autorizimi, një kopje të pasaportës dhe të dhënat e domosdoshme të kartëssi dhe kodin tre shifror me faks, nëse klienti nuk paraqitet personalisht nëzyrë. 8.6.3 Me anë të kartës ë kreditit ose debitit Visa, Mastercard, Visa Electrondhe Maestro me anë të makinerisë, nëse klienti paraqitet personalisht nëzyrë. 8.6.4 Me anë të transfertës bankare në llogarinë e agjencisë. Në këtë rast,klienti është i detyruar të dërgojë me faks ose e-mail një kopje tëfletëpagesës së kryer në bankë. 8.6.5 Komisioni bankar: Në rastin e pagesave me kartë krediti, komisionipaguhet nga agjencia. Në të kundërt, nëse pagesa bëhet me kartë në zyrë,komisioni paguhet nga klienti në varësi të bankës. Në rast të pagesës me paranë dorë, nuk ka komision për të paguar nga palët.
IX. ANKESAT
9.1 Konsumatori ka të drejtë të ankohet tekorganizatori, për çdo mospërmbushje të kontratës, brenda afatit prej 10 ditëshnga përfundimi i udhëtimit. (Përfshirë këtu dhe detyrimin e klientit për tënjoftuar menjëeherë mospërmbushjen e kontratës.) 9.2 Organizatori detyrohet të shqyrtojë ankesën dhe të kthejë përgjigje brendaafatit prej 20 ditësh nga marrja dijeni për ankesën.
X. ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE
Në rast mosmarrëveshje me klientin, agjenciado të bëjë çdo përpjekje për të arritur në një zgjidhje me marrëveshje dhe tëshpejtë me klientin.
XI. E DREJTA E AUTORIT
11.1 "Intours Albania" sh.p.k.deklaron se faqet online www.intours.al janë pronë e saj. Agjencia mban përgjegjësipër çdo material të pasqyruar në njërën nga faqet online. 11.2 "Intours Albania" sh.p.k. deklaron se informacioni mbi hotelet,rezortet dhe mjetet e transportit është marrë nga faqet zyrtare të hoteleve,rezorteve dhe mjeteve të transportit. Ky informacion rishikohet herë pas herenë mënyrë që në faqe të jetë vetëm informacioni më i fundit. 11.3 "Intours Albania" sh.p.k. deklaron se në faqet e saj onlinepasqyrohet vetëm informacion i lejuar për publikun nga krijuesit e faqeve tëhoteleve, resorteve dhe mjeteve të transportit. Informacioni dhe fotografitënuk merret personalisht nga stafi i agjencisë, por vetëm nga faqet zyrtare tësipërcituara. 11.4. "Intours Albania" sh.p.k. deklaron se nuk ka të drejtë autorimbi materialin e cituar në pikën 11.3.
XII. MIRATIMI I KONTRATËS
Miratimi i marrëveshjes së mësipërme bëhet ngaortakët e shoqërisë "Intours Albania". Çdo ndryshim në marrëveshjen e mësipërme bëhet nga ortakët e shoqërisë "IntoursAlbania".
"Intours Albania", ju informon se,me qëllim për t'ju ofruar një shërbim sa më të mirë dhe përgjigje të shpejtëndaj kërkesave tuaja, në platformën onlinë në faqet tona të internetit,kërkohet që klientët apo përdoruesit të japin disa të dhëna personale në formene aplikimit online për të proceduar me rezervimin online.
"Intours Albania" disponon faqetzyrtare të internetit www.intours.al . Nëpërmjet këtyre faqeve, kompania u vjen nëndihmë klientëve të interesuar për paketa turistike apo cdo lloj shërbimiudhëtimi. Të dhënat tuaja grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga Intours Albania nëpërputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "PërMbrojtjen e të Dhënave Personale". Këto veprime do të kryhen sipas parimittë respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriutdhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private. Dhënia e të dhënave tuaja personale nuk është e detyrueshme, por është kusht idomosdoshëm për të proceduar rezervimin tuaj online. Mbështetur në Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënavepersonale në Republikën e Shqipërisë", "Intours Albania"deklaron si me poshtë:
1. Përkufizimi i termave
Në këtë marrëveshje, termat e mëposhtëm do tëkenë këtë kuptim: 1.1. Agjenci: Person juridik i regjistruar i cili kryen veprimtarinë e ofrimit,gjetjes dhe mundësimit të udhëtimeve turistike, biletave të udhëtimit në mënyratë ndryshme transporti si dhe bileta për aktivitete sportive ose kulturore përklientët, në këmbim të pagesës. 1.2. Cookie: Një pjesë informacioni e dërguar nga një faqe interneti dhe qëruhet në browserin e përdoruesit ndërkohë që përdoruesi sheh faqen einternetit. Çdo herë që një përdorues hap një faqe interneti, browseri dërgonnjë cookie në serverin e përdoruesit për ta lajmëruar atë për aktivitetin e tijtë mëparshëm.
2. Përdorimi i cookie
2.1. Faqet e internetit që i përkasinagjencisë, i përdorin cookie për të dalluar vizitorët e faqes njëri nga tjetri.Disa cookie janë të domosdoshëm për mirëfunksionimin e faqeve të internetit tëagjencisë, për të lejuar përdoruesit e faqes të bëjnë rezervime online dhe përtë mundësuar stafin e agjencisë të marrë e të përpunojë kërkesat e klientëve.Për vizitorët e faqeve tona sistemi mbledh informacione standarde, për qëllimestatistikore, (Psh: Për të parë se cili është numri i vizitorëve, gjithnjë pa ibërë ata të identifikueshëm). 2.2. Disa lloje të tjera cookie e ndihmojnë stafin e agjencisë të mundësojë njëpërvojë të mirë për klientët kur këta vizitojnë faqen e internetit. Cookiejapin edhe informacion mbi ofertat e agjencisë. 2.3. Cookie përdoren gjithashtu, për të reklamuar në faqen e internetit tëagjencisë.
3. Deklaratë mbi privatësinë
3.1. "intours albania" respektonrëndësinë e privatësisë së klientëve të saj. Kjo deklaratë përcakton bazën mbitë cilën mblidhen dhe përpunohen të dhënat e çdo klienti. "intours Albania"siguron çdo klient se të dhënat që mbërrijnë në backoffice apo që klientinënshkruan personalisht në zyrë, janë të siguruara me anë të një sistemi tësigurtë dhe këto të dhëna përdoren vetëm për efekt të garantimit të rezervimittë klientit. Këto të dhëna administrohen nga persona të caktuar dhe me akses tëkufizuar në to. Cdo agjent shitje i kompanisë i cili mbledh të dhëna përklientët, ka një detyrim kontraktual me kompaninë për respektimin e të dhënavepersonale që grumbullon gjatë punës së tij si dhe respekton disa rregulla tëmirëpërcaktuara për kujdesin në mbrojtjen e të dhënave personale. 3.2. Të dhënat e mëposhtme të klientëve mblidhen nga faqja e internetit:
a) Informacioni që klienti jep në mënyrë që tëkryhet rezervimi i udhëtimit;
b) Informacioni që klienti jep në mënyrë që tëbëhet pjesë e një konkursi që reklamohet në faqen e internetit, kur plotësonnjë pyetësor ose kur raporton një problem;
c) Detaje të transfertave bankare që klientikryen për të përfunduar një rezervim; ç) Nëse klienti kontakton stafin eagjencisë, stafi mund të ruajë adresën e e-mail. "Intours Albania"përdor një teknologji bashkëkohore për të mbrojtur sigurinë dhekonfidencialitetin e të dhënave të klientëve, si dhe për të ndaluar aksesin nësistemin elektronik nga ana e personave të paautorizuar. Procedurat tona tësigurisë përmirësohen vazhdimisht me teknologji të reja. Ambjenti ku ruhenserverat dhe pajisje të tjera, survejohen me kamera dhe mund të aksesohen vetëmnga Administratori dhe Drejtori i Teknologjisë së Informacionit.
4. Ruajtja dhe transferimi i të dhënave
4.1. Të dhënat e mbledhura nga agjencia vetëmpër qëllime rezervimi dhe të lëna me vullnet të lirë nga subjekti i të dhënavemund të transferohen ose të ruhen në një vend jashtë Zonës Ekonomike Europiane.Gjithashtu, të dhënat mund të përpunohen nga stafi i hotelerisë ose mjeteve tëtransportit për të bërë të mundur udhëtimin dhe qendrimin e klientit. 4.2. "Intours Albania" në bazë të kontratave dhe marrëveshjeve që kame furnitorë globalë, do të transferojë në database të tyre të dhënat eklientëve, të cilët rezervojnë nëpërmjet faqeve online të kompanisë. "IntoursAlbania" garanton ruajtjen e të dhënave personale të klientëve të sajsipas standarteve ndërkombëtare, të shprehura qartë në marrëveshjet enënshkruara me këta furnitorë. 4.3. Të gjitha të dhënat e mbledhura nga agjencia do të ruhen në serverat e sigurtëtë "Intours Albania". 4.4. Të dhënat e mbledhura nga agjencia mund të përdoren edhe nga agjencitëpartnere të "Intours Albania". 4.5. Të dhënat e mbledhura nga agjencia mund të përdoren për të informuarklientët mbi ofertat e ndryshme të agjencisë.
5. Anullimi i përpunimit të të dhënave
Klienti ka të drejtë të kërkojë nga agjenciatë njihet me informacionin që mund të jëtë mbledhur për të dhe më pas të mospërpunojë të dhënat personale për qëllime marketingu apo arsye të ndryshme meanë të e-mail ose një kërkese drejtuar kompanisë në adresën e kontaktit.
6. Pëlqimi mbi mbrojtjen e të dhënave personale
Duke vazhduar përdorimin e faqeve tëinternetit të "Intours Albania", klienti jep pëlqimin e tij mbimbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga ana e agjencisë. Nese keni pyetje,verejtje, kerkesa apo ankesa ne lidhje me perdorimin e ketyre te dhenave ngaana e "Intours Albania", atehere lutemi te na drejtoheni me shkrim nëadresen e mëposhtme:
Personi Përgjegjes për Privatesinë: "IntoursAlbania". Blv.''Bajram Curri'',Qendra Tregtare ETC,Shk.1, Ap.11/1,